Chelsea të paguajë 28 milionë euro për Vecinon?

Futboll

Chelsea të paguajë 28 milionë euro për Vecinon?

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 14:48
Mattias Vecino

Chelsea duket se do të transferojnë yllin e Inter, Mattias Vecino.

Vecino thuhet të jetë emri që prinë në listën e dëshirave të ‘Bluve’ të Londrës, për merkaton e verës.

Raportime të medieve britanike bëjnë të ditur se Chelsea janë pajtuar që të paguajnë 28 milionë eurot e kërkuara nga Inter.

Vecino ishte afër largimit nga Inter edhe gjatë merkatos së kaluar, por Everton e as Chelsea nuk arritën të mbyllin marrëveshjen.

Mesfushori nga Uruguai ka kaluar shumicën e karrierës së tij në Serie A, me skuadra si Fiorentina, Empoli, Cagliari e Inter.

Mbetet të shihet nëse ai do të nis një aventurë të re, në Premierligë, pas merkatos së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat