Shtatë gola në Prishtinë, triumfojnë kuqezinjtë 

Futboll

Shtatë gola në Prishtinë, triumfojnë kuqezinjtë 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 14:53
Shtatë gola në Prishtinë, triumfojnë kuqezinjtë 

Ndeshje për t’u mbajtur në Prishtinë, shtatë gola të shënuar dhe triumfon Flamurtari me rezultat 4:3 kundër Trepçës ’89 nga Mitrovica.

Mitrovicasit plot 49 minuta luajtën pa një futbollist, pasi që Kaçiku u përjashtua nga loja në minutën e 41-të.  Në minutën e 15-të, Lorik Maxhuni kalon në epërsi Flamurtarin pas asistimit të Llogës, ndërsa Manaj barazon në atë të 34-tën.

Fundi i pjesës së parë regjistron edhe dy gola dhe për epërsinë 3:1 të kuqezinjve, falë golave të Zeqajt (39’)  e Kelmendit (40’).  Në pjesën e dytë përkatësisht Emini shënon për Trepçën ’89 pikërisht në minutën e 56-të.

Ndeshje dramatizohet edhe më shumë dhe barazohet rezultati 3:3 nga Hoti në minutën e 66-të duke iu falënderuar golit të Hotit.

Në minutën e 76-të, Gucev shënon për fitoren e madhe të Flamurtarit, me rezultat 4:3. Flamurtari renditet në pozitën e nëntë me 22 pikë, kurse Trepça ’89 është një vend më lartë dhe me një pikë më shumë pas 18-të jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat