Shkëndija, Shkupi shënojnë fitoren në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Shkëndija, Shkupi shënojnë fitoren në Maqedoninë e Veriut

Nga: K. Goca Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:25
Shkëndija, Shkupi shënojnë fitoren në Maqedoninë e Veriut

Skuadrat shqiptare, kampioni në fuqi Shkëndija nga Tetova, shënon fitore të madhe, duke e mposhtur në udhëtim me rezultat 2:1 Akademija Pandev.

Për Shkëndijen shënuan Alimi (23’) e A. Ibraimi (55’) dhe për Akademinë Millovanoviq (5’).  Shkupi që drejtohet nga trajneri Qatip Osmani e mposhti me 2:0 Borecin e Velesit. Golat i realizuan Bajrami (80’) e Iseni (90+2’). Struga Trim Lum si vendas mposhtet me 1:0 nga Rabotniçki.

Autor i golit Toshevski (34’). Renova nga Xhepçishti i Tetovës pësoi humbje me 0:1 nga Sileksi. Autor i golit Mustafov në minutën e 44-të.

Pas javës së 19-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Vardari prinë me 39 pikë, pasojnë Shkëndija 31, Sileksi 30, A. Pendev 27,  Makedonija 26, Shkupi 25, Struga Trim Lum 24, Boreci 20, Renova 19 dhe Rabotniçki 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat