Juve pa Ronaldo e mposht Brescia-n

Futboll

Juve pa Ronaldo e mposht Brescia-n

Nga: K. G. Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 17:00
Juve pa Ronaldo e mposht Brescia-n

Juventusi fiton tri pikë të mëdha në luftë për titullin e  kampionit, duke e mundur me rezultat 2:0 Brescia-n, në takimin e javës së 24-të në Serie A.  

Brescia ka qenë me një lojtar me pak nga minuta e 37-të kur futbollisti Aye  u përjashtua për shkak të dy kartonëve të verdhë pikërisht në minutën e 37-të. Në minutën e 38-të, argjentinasi Dybala shënoi eurogol.

Ai nga gjuajtja e lirë rreth 17 metra  godet bukur dhe topin në këndin e epërm të portës rivale, 1:0.  Në minutën e 75-të, Cuadrado vulos fitoren në 2:0.

Duhet theksuar se Juventusi ka luajtur pa Cristiano Ronaldon por nuk e pati të vështirë të triumfoi, duke kryesuar renditjen me 57 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat