Alaba jep shenja për kalimin në Premierligë

Futboll

Alaba jep shenja për kalimin në Premierligë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 18:11
Alaba

Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba ka lënë derën e hapur për një lëvizje të mundshme në Premierligë në të ardhmen.

27-vjeçari, i cili mbështeti si fëmijë Arsenalin, tha që ai imagjinonte veten të luante për një klub tjetër përveç kampionit gjerman Bayern në të ardhmen.

Alaba iu bashkua Bayernit në vitin 2008 si një 16-vjeçar dhe ka bërë mbi 350 paraqitje për klubin në të gjitha garat qëkur u promovua në ekipin senior dy vjet më vonë.

“Ne do të shohim [çfarë ndodh në të ardhmen]”, tha Alaba për Times.

“Unë e njoh shumë mirë Premierligën sepse e kam ndjekur atë shumë kur isha më i ri. Unë mbështeta Arsenalin. Patrick Vieira ishte një nga lojtarët e mi të preferuar”.

“Për momentin nuk mendoj shumë për këtë, por mund ta imagjinoj të luaj diku tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat