Hazard starton: Real Madrid – Celta Vigo, formacionet zyrtare

Futboll

Hazard starton: Real Madrid – Celta Vigo, formacionet zyrtare

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Real Madridi dhe Celta Vigo i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 24-të në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në Santiago Bernabeu, derisa Los Blancos do të ketë një takim aspak të lehtë.

Për këtë sfidë, Zinedine Zidane nuk mund të llogaris në lojtarët si Marco Asension, Mario Diaz, Nacho dhe James Rodriguez, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Celta Vigo do të jetë vetëm pa Hugo Mallo që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Hazard, Kroos, Benzema, Marcelo, Casemiro, Valverde.

Formacioni startues i Celta Vigos: Ruben, Kevin, Aidoo, Araujo, Murillo, Olaza, Bradaric, Okay, Rafinha, Iago Aspas, Smolov. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat