Real Madrid – Celta Vigo, notat e lojtarëve

Futboll

Real Madrid – Celta Vigo, notat e lojtarëve

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 23:29
Pamje nga ndeshja

Celta Vigo ndal Realin e Madridit brenda në Santiago Bernabeu dhe i jep një asist Barcelonës në garën për titull.

Përfundoi në barazim 2-2 dueli mes Los Blancos dhe skuadrës galiciane me Celtan që kaloi në epërsi pas vetëm 7 minutash lojë me golin e rusit Smolov, por Reali reagoi në fraksionin e dytë duke përmbysur shifrat me finalizimet e Toni Kross dhe Sergio Ramos me penallti.

Por Santi Mina, 5 minuta para fundit të kohës së rregullt shokoi Santiago Bernabeun duke realizuar golin e barazimit për Celta Vigon. Tashmë avantazhi i Realit ndaj Barçës në krye të klasifikimit të La Ligas është ngushtuar nga 3 në vetëm 1 pikë.

Janë publikuar notat e kësaj ndeshje për lojtarët e të dyja skuadrave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat