“Messi mund të luajë deri në moshën 38-vjeçare” - Bota Sot
“Messi mund të luajë deri në moshën 38-vjeçare”

Futboll

“Messi mund të luajë deri në moshën 38-vjeçare”

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 09:59
Leo Messi

Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, ka thënë se Lionel Messi e ka çdo mundësi për të luajtur derisa t’i mbushë 38 vjet.

Kapiteni i Argjentinës dhe Barçës do t’i mbushë 33 vjet në korrik dhe me gjithë kalimin e viteve, ai po vazhdon të mahnitë me paraqitjet e tij, pasi i ka shënuar 14 gola dhe i ka dhënë 12 asiste në vetëm 19 ndeshje deri tani këtë sezon.

Edhe rivali i tij i moçëm Cristiano Ronaldo është duke vazhduar fuqishëm me Juventusin në moshën 35-vjeçare dhe Puyol thotë se Messi do ta ketë një jetëgjatësi të ngjashme në futboll.

“Messi është 32 vjeç dhe një lojtar i cili kujdeset për veten siç bën Messi mund të luajë deri në moshën 38-vjeçare”, tha Puyol për Marca.

“Përse po flasim për një Barcelonë pa Messin, kur ai është këtu? Çfarë duhet të bëjmë ne, është të përpiqemi të fitojmë sa më shumë më të”, shtoi ai.

Messi ka kontratë me Barcelonën vetëm edhe një sezon tjetër dhe tani kanë nisur thashethemet për largimin e tij të mundshëm pas zënkës publike me drejtorin sportiv të klubit, Eric Abidal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat