Skandal te Barcelona, drejtuesit akuzohen se kanë paguar një kompani për të kritikuar lojtarët e tyre

Futboll

Skandal te Barcelona, drejtuesit akuzohen se kanë paguar një kompani për të kritikuar lojtarët e tyre

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:40
Ilustrim

Ditën e sotme kanë vërshuar akuzat për drejtuesit e Barcelonës se kinse këta të fundit paskan angazhuar një kompani në rrjetet sociale që t’i kritikojë lojtarët e klubit katalan për paraqitje jo të mira gjatë këtij sezoni.

Sipas asaj që bën të ditur El Confidencal, hierarkia e Blaugranëve ka paguar një milionë euro për kompaninë e ashtuquajtur ”13 Ventures” në mënyrë që faqja të mos ndalojë së kritikuari lojtarët e tyre.

Viktima të sharjeve dhe kritikave ishin edhe dy yjet, Lionel Messi dhe Gerrard Pique, me çka shkaktoi jo pak shqetësim brenda klubit.

Gjesti është kritikuar edhe nga ish-lojtari i Barcelonës, Carles Puyol, i cili nuk hezitoi ta dënonte veprimin potencial të bërë nga drejtuesit.

Kampionët në fuqi të Spanjës nuk po kalojnë momente të mira në dhomat e zhveshjes pas polemikave në distancë në mes të Eric Abidal dhe Lionel Messit, që u komentuan jo pak nga ndjekësit dhe mediet nëpër botë.

Aktualisht, skuadra blaugrane gjendet në pozitën e dytë në La Liga me një pikë më pak se Real Madridi kryesues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat