“Tërmet” te Milani, largohet Donnarumma

Futboll

“Tërmet” te Milani, largohet Donnarumma

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 16:26
Gianluigi Donnarumma

Përveç që nuk po kalon në formë të mirë skuadra e Milanit këtë sezon, ata janë duke u përballur me një situatë aspak të mirë.

Është portieri Gianluigi Donnarumma i cili nuk e ka vazhduar kontratën dhe mund të largohet nga San Siro në fund të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.

“Rossoneri” janë munduar ta vazhdojnë kontratën me portierin italian, por bisedimet nuk kanë treguar shenja jete.

Me këtë rast, Kuqezinjtë duket se ia kanë vënë syrin portierit të Torinos, Salvatore Sirigu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat