Lirim Kastrati firmos me Dinamon e Zagrebit - Bota Sot
Lirim Kastrati firmos me Dinamon e Zagrebit

Futboll

Lirim Kastrati firmos me Dinamon e Zagrebit

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 16:53
Lirim Kastrati

Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, ka arritur marrëveshje për të ndërruar klub. Megjithatë ai do të mbetet në Kroaci.

Futbollisti ka arritur marrëveshje për kalim te Dinamo e Zagrebit, duke u larguar nga Lokomotiva.

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.

21-vjeçari do t’i bashkohet klubit të ri gjatë verës.

Kastrati në sezonin aktual ka 24 ndeshje në të gjitha garat me Lokomotivën. Ka realizuar tetë gola e ka asistuar katër herë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat