Ylli i Napoli, Dries Mertens, mund të përfundojë në Ligue 1 të Francës.
Skuadra e Napolit po përgatiet për një ‘revolucion’ në fondin e lojtarëve për sezonin e ardhshëm. Një nga emrat që mund të largohet nga skuadra është Dries Mertens.
Kontrata e belgut me skuadrën e Napoli skadon në fund të këtij sezoni, pas pothuajse shtatë viteve bashkëpunimi.
Sipas raportimeve të medieve italiane, interesimi për Mertens është i madh. Monaco është skuadra që i ka ofruar lojtarit një kontratë dy vjeçare.
Skuadra franceze thuhet t’i ketë ofruar lojtarit rreth 4.5 milionë euro për sezon.
Mbetet të shihet nëse Monaco do të arrijë të finalizojë transferimin e Mertens, gjatë merkatos së verës.