Etrit Berisha, portieri me më së shumti pritje në Serie A - Bota Sot
Etrit Berisha, portieri me më së shumti pritje në Serie A

Futboll

Etrit Berisha, portieri me më së shumti pritje në Serie A

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 18:16
Thomas Strakosha

Etrit Berisha është duke kaluar një sezon mjaft të mirë me skuadrën e SPAL.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë është zgjedhja e parë në skuadrën e tij, dhe besimin e trajnerit ai po arrin ta justifikojë mjaft mirë.

Sipas statistikave të ‘OptaPaolo’, Berisha është portieri me më së shumti pritje në Serie A.

Berisha ka regjistruar plot 102 pritje gjatë këtij sezoni në kampionatin elitar të fubollit italian.

Formë të lartë po kalon edhe shoku i tij te Kombëtarja e Shqipërisë, Thomas Strakosha, i cili luan me Lazio, po ashtu në Serie A. Konkurrenca për titullarin te kombëtarja ‘Kuqezi’ do të jetë e fortë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat