Chelsea pret Unitedin sonte, “lufta” për top katërshe në Premierligë

Futboll

Chelsea pret Unitedin sonte, “lufta” për top katërshe në Premierligë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit të xhiros së 26 në Premier Ligën angleze në mes të Chelseat dhe Manchester United

Frank Lampard do të kërkojë fitoren sonte në mënyrë që ta sigurojë vendin e katër në Premier Ligë dhe të mos këtë kokëçarje më për këtë pozitë.

Chelsea në këtë ndeshje hynë pas pushimit dy javor në Premier Ligë derisa në sulm Lampard ka startuar me Batshuayi, Willian dhe Pedro.

Në anën tjetër Manchester United hynë në këtë derbi po ashtu për fitore, pasi që vetëm në këtë mënyrë ata mund të jenë në garë për të kaluar në pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ole Gunnar Solskjaer ka zgjedhur sot për sulmin e Manchesterit treshën Bruno Fernandes, James dhe Martial.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat