E pabesueshme çfarë ndodhi te Milan, pasi Kjaer kërkoi zëvendësimin!!!

Futboll

E pabesueshme çfarë ndodhi te Milan, pasi Kjaer kërkoi zëvendësimin!!!

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 23:02
Simon Kjaer

Tensione në stolin e Milanos në  fund të pjesës së pare të ndeshjes  Milan-Torino.

Pasi qendërmbrojtësi Simon Kjaer kërkoi zëvendësim pas lëndimit apo zgjatjes së  muskulit të këmbës, trajneri Stefano Pioli dërgoi Matteo Musacchio të ngrohet, por argjentinasi nuk pranoi të futet në fushë duke i thënë trajnerit që ende ndjenë dhimbje në kyqin e këmbës, përcjell Korneri.net

Musacchio ka dy ndeshje që nuk luan shkaku i këtij lëndimi, por mjekët e klubit kanë konstatuar se është i gatshë, andaj Pioli i befasuar nga argjentinasi, e futi në lojë të riun Gabbia në vend të mbrojtësit danez. Por, më e çuditshme ishte fakti se  Musacchio nuk u kthye fare në pankinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat