Në ndeshje me plot kontroversi, Manchester Unitedi mund Chelsean

Futboll

Në ndeshje me plot kontroversi, Manchester Unitedi mund Chelsean

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 23:07
Pamje nga ndeshja

Derbin anglez në mes të Chelseat dhe Manchester United kanë arritur ta fitojnë mysafirët.

Manchester United arriti të fitojë me rezultat 0:2 pas golave të shënuar nga Martial dhe Maguire, nga një në secilën pjesë.

United kaloi në epërsi në minutën e 45’ e pastaj rezultatin e dyfishoi në minutën e 66’.

Kurse Chelsea shënoi dy herë në pjesë të dytë mirëpo që të dy golat pas rishikimit të VAR-it u anuluan, njëri për shkak të shkaktimit të faullit kurse tjetra për shkak të pozitës jashtë loje.

Kujtojmë se në pjesë të parë, gjyqtari as pas rishikimit me VAR nuk e ndëshkoi me të kuq Maguiren pas një ndërhyrjeje në Batshuayin, incident i shumë diskutuar.

Unitedi tani është në pozitën e 7-të me 38 pikë, tri më pak se Chelsea e vendit të katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat