Juventusi ‘peshkon’ përsëri te Real Madridi, dëshiron transferimin e super futbollistit - Bota Sot
Juventusi ‘peshkon’ përsëri te Real Madridi, dëshiron transferimin e super futbollistit

Futboll

Juventusi ‘peshkon’ përsëri te Real Madridi, dëshiron transferimin e super futbollistit

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 00:38
James Rodriguez

Juventusi besohet se do të bëjë ofertë transferimi gjatë verës për mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.

Rodriguez më parë ishte përfolur për një transferim të mundshëm te Napoli mirëpo kjo marrëveshje nuk u arrit.

Por së fundmi sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Juventusi po e dëshiron me çdo kusht futbollistin në skuadër.

Kolumbiani ka bërë shtatë paraqitje me skuadrën spanjolle në këtë sezon ku ka arritur të shënoj vetëm një herë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat