Sot do të hedhet shorti i Kupës së Kosovës

Futboll

Sot do të hedhet shorti i Kupës së Kosovës

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 10:27
Sot do të hedhet shorti i Kupës së Kosovës

Sot do të hedhet shorti i gjysmëfinalistëve të Digitalb Kupës së Kosovës.

Në garë janë katër skuadra: Prishtina që në çerekfinale eleminoi me lehtësi Vushtrrinë 4:1, Drenica befasoi Gjilanin me rezultat 2:0, Ballkani kampioni vjeshtor që u kualifikua pasi eleminoi Dukagjinin me rezultat 2:0 dhe Feronikeli që në fund siguroi kualifikimin ndaj Lirisë.

Shorti do të hedhet në zyret FFK-së, me fillim prej orës 12:00.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen me kthim. Takimet e para do të jenë më 8 ndërsa ndeshjet e dyta me datë 22 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat