Publikohen dosjet, si pagoi Bartomeu njerëz për të sulmuar yjet dhe legjendat e Barcelonës?

Futboll

Publikohen dosjet, si pagoi Bartomeu njerëz për të sulmuar yjet dhe legjendat e Barcelonës?

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 10:54
Bartomeu

Barcelona ishte në qendër të një skandali tjetër të hënën ndërsa dolën raporte që pretendonin se ata kishin kontraktuar ''I3 Ventures'' për të publikuar postime në rrjetet sociale për të sulmuar lojtarët aktualë, si dhe legjendat e tjera të klubit.

Më vonë të hënën në mbrëmje, një dokument prej 36 faqesh u soll në radio spanjolle, me këtë dosje që paraqitej të dëshmonte se ”I3 Ventures” janë pas llogarive të rrjeteve sociale në fjalë.

Dosja u diskutua në Cadena SER, i njëjti stacion radiofonik që për herë të parë publikoi historinë origjinale, dhe është nënshkruar nga ‘Nicestream’.

Aty tregohen veprimtaritë e gjashtë llogarive, të dhëna të cilat mund të arrihen vetëm nga administratori i atyre llogarive.

Stacioni përmendi edhe faqen në Facebook ‘Respeto y Deporte’, për të cilën thotë se është e lidhur me ”I3 Ventures”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat