Vdes ish futbollisti i Kosovës

Futboll

Vdes ish futbollisti i Kosovës

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 11:29
Vdes ish futbollisti i Kosovës

Ish futbollisti Besnik Fejzullahu ka ndërruar jetë.

"E nderuara familje Fejzullahu!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Besnik Fejzullahu, ndaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta.

Besniku ishte i njohur në komunitetin tonë si një ish-futbollist i shquar dhe si njeri i urtë. Ai e dha kontributin e tij ndër vite si futbollist në klubet e kryeqytetit Flamurtari, Besëlidhja dhe Ramiz Sadiku, duke lënë gjurmë të pashlyeshme, derisa ishte edhe njohës dhe analist i mirë i lojës së futbollit.

Familja humbi njeriun më të dashur, derisa komuniteti i futbollit humbi një veteranë të zellshëm të futbollit.

Prandaj, në këto momente të vështira për Ju, jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.

I përhershëm qoftë kujtimi për të dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës!", shpreh ngushllime Agim Ademi, president i FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat