Ja kush me kë takohen për Kupën e Kosovës

Futboll

Ja kush me kë takohen për Kupën e Kosovës

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 12:15
Ja kush me kë takohen për Kupën e Kosovës

Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Në tërheqje të shortit krahas anëtarëve të Komisionit të Garave ishte edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, i cili i përshëndeti përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse në këtë fazë të garave duke iu uruar fat dhe suksese.

Në bazë të shortit të tërhequr në gjysmëfinale do të takohen: Prishtina – Drenica dhe Ballkani – Feronikeli.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat