E konfirmon Mourinho: Son me shumë mundësi e humb sezonin

Futboll

E konfirmon Mourinho: Son me shumë mundësi e humb sezonin

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:29
Heung-Min Son

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho nuk mendon se sulmuesi, Heung-Min Son do rikthehet pas disa javë në fushë.

Son theu krahun e djathtë në fitoren ndaj Aston Villës dhe sipas raportimit të klubit do mungojë për disa javë.

Mirëpo, tekniku portugez nuk mendon se do jenë vetëm disa javë pasi beson se sulmuesi ka humbur sezonin dhe me fat do arrijë të rikthehet në dy ose tri ndeshjet e fundit të sezonit.

“Nuk do mbështetëm tek ai këtë sezon. Nëse luan dy ose tri ndeshje është sepse është shumë optimist, por nuk mbështetëm te ai”, theksoi Mourinho.

Pos Son, i lënduar është edhe sulmuesi, Harry Kane që ka thyer këmben.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat