Bartomeu: Gjithçka është shpifje

Futboll

Bartomeu: Gjithçka është shpifje

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:07
Bartomeu: Gjithçka është shpifje

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka bërë një mbledhje me drejtuesit më të lartë të klubit, pas skandalit të shpërthyer ditën e sotme, sipas të cilit katalanët paguanin për të ulur popullaritetin e disa prej yjeve të ekipit.

Numri 1 i katalanëve, ka programuar edhe një takim me futbollistët e ekipit, për t’u bërë të qartë atyre se janë pasuri për klubin dhe se vetë interesi I drejtuesve është që popullariteti i tyre të jetë sa më i lartë dhe imazhi sa më i mirë.

“Klubi i Barcelonës nuk ka paguar asnjë kompani për të diskredituar lojtarë, ish lojtarë, drejtues apo ish drejtues të ekipit. Është gjithçka një shpifje dhe ne do të mbrohemi me të gjitha mënyrat, përfshi edhe ato ligjore”, mësohet të ketë thënë Bartomeu para drejtuesve.

Megjithatë Cadena Ser, që publikoi e para skandalin, deklaroi se disponon prova që gjithçka është e vërtetë, pasi kompania e kontraktuar nga Barcelona dispononte thuajse të gjitha llogaritë që komentonin kundër yjeve katalanë.

Ky është një skandal që pritet të lërë gjurmë në klubin katalan, që për hir të së vërtetës nuk po kalon një moment aspak të mirë në kampionat dhe për më tepër është eliminuar edhe nga Kupa e Mbretit, ndërsa në Champions do të përballet me italianët e Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat