Rebic i papërmbajtshëm: 6 gola në 29 ditë! Frankfurt tani lajmëron Milanin...

Futboll

Rebic i papërmbajtshëm: 6 gola në 29 ditë! Frankfurt tani lajmëron Milanin...

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 19:10
Ante Rebic

 

Ante Rebic është surpriza më e bukur e Milanit në 2020... Kroati ishte "anonim" në fazën e parë të kampionatit, duke u aktivizuar me pikatore fillimisht nga trajneri Giampaolo dhe më pas nga Stefano Pioli që e pasoi. "Rebic erdhi nga pushimet shumë ndryshe dhe i përkushtuar. U stërvit fort dhe tani po merr frytet e punës", e shpjegoi trajneri Pioli në konferencë për shtyp.

Plot 6 gola brenda 29 ditësh për sulmuesin kroat, i cili u transferua gjatë verës në formulën e huazimit për 1 vit e gjysmë (pra 18 muaj) me Andre Silva që shkoi te Frankfurt. Pikërisht drejtuesit e klubit gjerman tentuan ta kthenin në janar. Madje, sulmuesi udhëtoi dhe u takua edhe me shokët e ekipit kur luante në Gjermani. Megjithatë, Milani vendosi ta mbante dhe basti deri tani duket super i fituar.

Rebic ka ndryshuar totalisht dhe është përshtatur edhe me skemën e re (4-4-1-1), ndërsa Milani po mendon edhe blerjen e tij. Ende nuk flitet për shifra të kartonit, por Franfkurt ka dalë me deklaratë se "operacioni Rebic dhe Andre Silva janë të ndarë nga njëri-tjetri". Praktikisht, edhe nëse portugezi nuk mbahet nga Frankfurt, nuk do të thotë që edhe Rebic të kthehet...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat