Los Angeles Galaxy thuhet se ka kontaktuar me rrethin e Lionel Messit për të pyetur nëse superylli dëshironte të largohetnga Barcelona, sipas John E. Rojas.
Pas një mosmarrëveshje midis Messi dhe drejtorit të futbollit të Barcelonës Eric Abidal, klubi i MLS u interesua t’i ofronte një rrugë shpëtimi gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.
Skandali tjetër nga presidenti Bartomeu që kishte kontraktuar një firmë për të sulmuar yjet e skuadrës, mund të jetë një tjetër arsye e largimit të tij nga ‘Camp Nou’.
Largimi i Zlatan Ibrahimovic ka çliruar para në buxhetin e pagave për të marrë një transferim të ri të madh.
32-vjeçari tani mund të marrë një vendim, nëse do qëndrimin apo largimin nga Spanja.