Rekordmeni Berisha

Futboll

Rekordmeni Berisha

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 10:52
Rekordmeni Berisha

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha është duke kaluar një sezon të çuditshme.

Për javë të tëra është duke mbajtur gjallë shpresat e SPAL-it,  për mbijetesë në Serie A. Berisha është lojtari më i mirë i ekipit të tij dhe ka merita të padiskutueshme në grumbullimin e pikëve të deritanishme.

Një konstatim i tillë vërtetohet nga numrat e tij. Etrit Berisha është portieri që ka arritur të bëjë më së shumti pritje në Serie A gjatë 24 xhirove të para të kampionatit.

Gjithsej 102 pritje ka regjistruar portieri i lindur në Prishtinë.Përkundër paraqitjeve fantastike të tij, SPAL gjendet në pozitën e fundit në tabelë, me 42 gola të pranuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat