Porto konfirmon pensionimin e Casillasit

Futboll

Porto konfirmon pensionimin e Casillasit

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 11:31
Porto konfirmon pensionimin e Casillasit

Legjenda e kombëtares spanjolle, Real Madridit dhe Portos do të pensionohet nga futbolli pasi pak ditë më parë ka bërë publike kandidaturën e tij për President të Federatë spanjolle.

Iker Casillas pësoi sulm në zemër në stërvitje me Porton në maj të vitit të kaluar dhe, edhe pse nuk ka luajtur që nga atëherë në asnjë ndeshje, 38-vjeçari kurrë nuk e lajmëroi pensionimin e tij, përkundër që u bë pjesë e stafit teknik të klubit në korrik.et për pozitën e presidentit të Federatës spanjolle kishte lënë të kuptohet se edhe lajmërimi për pensionim do të vinte së shpejti.

Edhe pse portieri nuk ka folur ende publikisht për këtë çështje, Pinto da Costa pretendon se Casillasi i ka treguar atij se kanë marrë fund ditët e tij si lojtar, pasi që ai po përgatitur për të garuar kundër presidentit aktual të Federatës spanjolle, Luis Rubiales.

"Isha shumë i lumtur. Casillas e ka një sjellje që më ka prekur sepse para se ta zyrtarizonte kandidaturën, ai erdhi këtu, e caktoi një darkë me mua dhe më tregoi se ai do ta merrte këtë vendim dhe se kanë marrë fund ditët e tij si lojtar", ka thënë Pinto da Costa.

"Ai e ka pasur një karrierë të mrekullueshme, gjatë së cilës ka qenë vetëm në dy klube dhe ne e dimë se i ka në zemër të dyja klubet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat