Tuchel optimist për ndeshjen e kthimit

Futboll

Tuchel optimist për ndeshjen e kthimit

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 14:26
Tuchel optimist për ndeshjen e kthimit

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, ka folur pas humbjes përballë Dortmund në shtëpinë e këtyre te fundit.

Gjermani tha se ekipi vuajti presingun e lartë të Dortmundit, që bëri një ndeshje të mirë.

"Luajtëm me një sistem loje, i cili nuk na lejoi të dilnim në lojën tonë. E di që rezultati nuk është ai që dëshironim në fillim të takimit, është e lehtë të thuash se ishte faji ynë. Skuadra të tjera kanë humbur këtu, janë gjëra që ndodhin në një kompeticion të tillë", tha Tuchel.

Më pas tekniku i parisienëve jep edhe një parashikim për takimin e kthimit.

"Do të bëjmë më të mirën tonë, sigurisht që nuk do të luajmë kështu. Besoj se gjithçka do të shkojë në favorin tonë. Skuadra i ka të gjitha cilësitë për ta kthyer ndeshjen. Do të provojmë deri në frymën e fundit", përfundoi Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat