Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick nuk është i kënaqur me trajtimin që i është bërë nga drejtuesit e klubit dhe po shqyrton pista tjera, shprehet sot e përditshmja gjermane “SportBild”.
Flick ka kontratë me gjigantët gjerman deri në fund të sezonit,por pa garanci nëse do të vazhdoj të jetë trajner edhe pas qershorit.
Sipas këtij lajmi, Karl-Heinz Rummenigge është duke pritur ndeshjet e Ligës së Kampionëve për ta parë se si do të paraqitet ekipi para se të marrë vendim për vazhdimin e kontratës.
Raport i tensionuar thuhet të jetë edhe në mes të Flick, dhe drejtorit sportiv Hasan Salihamixhiq.