Robertson: Atletico festuan sikur siguruan kualifikimin 

Futboll

Robertson: Atletico festuan sikur siguruan kualifikimin 

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 17:40
Robertson: Atletico festuan sikur siguruan kualifikimin 

Atletico Madrid arriti një fitore të rëndësishme me rezultat 1:0 kundër kampionit të Evropës, Liverpooli, në kuadër të të tetës së finales së Champions League në futboll. “Ata festuan sikur siguruan kualifikimin.

Ata do të vijnë në ‘Anfield’ dhe jam i sigurt se tifozët tanë do të na mbështesin më shumë se kurrë. Atje do të vendoset gjithçka, kemi një ndeshje tjetër për të luajtur”, deklaron anësori. “Kemi disa javë përpara si dhe disa ndeshje në Premier League.

Ne e dimë shumë mirë forcën tonë dhe besoj se në ndeshjen e dytë do të luajmë më mirë se në Madrid.

Ata do të mbrohen sërish, por fati do të jetë në anën tonë”, ka thënë Robertson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat