Januzaj ishte pranë Milanit, ja pse dështoi transferimi

Futboll

Januzaj ishte pranë Milanit, ja pse dështoi transferimi

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 20:59
Adnan Januzaj

Adnan Januzaj ishte në qendër të vëmendjes në afatin kalimtar të janarit teksa u bë objektivi i dy skuadrave në Serie A, Milanit dhe Romës. Kuqezinjtë ishin në kërkim të një sulmuesi krahu për të zëvendësuar Suson, ndërkohë që Roma për të zëvendësuar Nicolo Zaniolon. Në fund asnjë prej klubeve nuk vazhdoi më negociatat duke i kthyer përgjigje negative klubit të Real Sociedad, që e ka në pronësi sulmuesin Januzaj.

Në Itali së fundmi kanë zbuluar arsyet se pse Milani nuk arriti të merrte futbollistin belg. Sipas medias CalcioMercato, Maldini, Boban dhe Massaro u interesuan veçanërisht për ish futbollistin e Manchester United, por në fund nuk u arrit konkluzioni i dëshiruar për shkak të kërkesave ekonomike. Klubi spanjoll kërkonte 12-15 milionë euro për Januzajn, ndërkohë që edhe vetë futbollisti nuk ulte kërkesat e tij financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat