Conte: Duhet të respektojmë kundërshtarin dhe kompeticionin, Eriksen...

Futboll

Conte: Duhet të respektojmë kundërshtarin dhe kompeticionin, Eriksen...

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 21:56
Antonio Conte

Antonio Conte këron që Interi të përballet me Ludogorets me përulësinë, mentalitetin dhe vendosmërinë e duhur. Ndeshja e parë e fazës së nokautit të Europa League do të luhet në Razgrad të enjten në orën 17:55.

"Po flasim një ekip që është mësuar me kompeticionet europiane. Ata janë në krye të kampionatit bullgar, kështu që duhet të luajmë me përulësinë, mentalitetin dhe vendosmërinë e duhur. 

E kam studiuar Ludogorets, kemi parë të fortat dhe pikat e dobëta të tyre. 

Jemi të zhgënjyer me rezultatin ndaj Lazio-s, por jo me paraqitjen. Jemi akoma në Europë dhe duhet të respektojmë kompeticionin. 

Eriksen? Një lojtar i vetëm nuk mund të rrisë nivelin e gjithë skuadrës. Brozovic nuk do të luajë sepse ka probleme me kaviljen. Skriniar është me grip, ndërsa të tjerët do të jenë në skuadër. 

Sanchez? Mendoj se është riaftësuar nga një dëmtim i rëndë, tani po rikuperohet mirë dhe është gati të luajë. Ai ka nevojë të gjejë formën më të mirë fizike."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat