Skandali te Barcelona, reagon edhe Messi

Futboll

Skandali te Barcelona, reagon edhe Messi

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 22:12
Leo Messi

Një bashkëbisedim për 40 minuta, në një intervistë ekskluzive ku Lionel Messi ka thyer heshtjen dhe ka folur për veten, Barcelonën dhe jetën e tij. Argjentinasi ka dhënë rrëfimin 360 gradë për “Mundo Deportivo”.

Edhe pse versioni i gjërë i intervistës do të dalë ditën e enjte, “El Mundo” ka publikuar vetëm një pjesë të asaj që thotë Leo. Ai flet edhe për çështjen e sikletshme që Cadena Ser ka zbuluar si skandal të madh nga klubi… Kjo pasi firma e  njohur I3 Ventures ka marrë 1 milion euro për menaxhimin e disa faqeve online dhe rrjetet sociale për të hedhur baltë mbi figurën e Messi & Co.

Te Barcelona jetoj mirë, shumë mirë! E dua këtë qytet edhe pse më mungon Rosario. Kjo është shtëpia ime, kam qenë më shumë këtu se në Argjentinë. Më pëlqen çdo gjë, vendi ku jetoj dhe zona”.

“Puna që bëj me jep mundësi që të qëndroj me familjen dhe fëmijët e mi. Nuk është e lehtë të menaxhosh tre fëmijë, shpesh jam i lodhur dhe dua të fle. Më pëlqen shumë jeta normale, rutina…”.

Sa i përket çështjes së skandalit për rrjetet sociale: “Më befasoi! Presidenti na tha të njëjtat gjëra që i tha edhe shtypit. Më shumë nuk mund të them. Kjo çështje është e çuditshme, edhe pse pala e akuzuar për shpifje pretendon se ka të gjitha provat. Të shohim se si do të shkojë, nëse është e vërteta ose jo. Për momentin nuk them asgjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat