Bartomeu sulmoi Manchester City, Guardiola i kundërpërgjigjet ashpër

Futboll

Bartomeu sulmoi Manchester City, Guardiola i kundërpërgjigjet ashpër

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 10:20
Bartomeu, Pep Guardiola

Pep Guardiola kundër Barcelonës, ky është vetëm akti i parë. Pas lajmeve të “Cadena Ser”, se klubi katalanas sponsorizoi sulme ndaj Messi, Piqué, Guardiola dhe Xavi, duke punësuar një kompani të mediave sociale për ta diskredituar imazhin e tyre, ka folur edhe trajneri aktual i Manchester City, Pep Guardiola. Në fakt, “sherri” nisi nga presidenti Bartomeu. 

Duke hedhur poshtë thashethemet e “historisë së spiunazhit”, numri një i Barçës sulmoi “qytetarët”, duke folur për vendimin e UEFA-s, që i përjashtoi ata nga garat europiane për dy vitet e ardhshme: “I yni është një klub me traditë, që ka 144 mijë anëtarë, me parime demokratike dhe liri të shprehjes. Është një klub model për të tjerët. Falënderojmë UEFA për zbatimin e rregullave të “fair play financiar”. Te Barcelona i zbatojmë rregullat dhe takohemi rregullisht me UEFA për të shpjeguar se si e bëjmë këtë. Ne duam ta falënderojmë UEFA për të gjitha gjërat e mira që bën në futboll”.

Fjalë këto, që Guardiola nuk i mori mirë. Mbrëmë, pas fitores kundër West Ham, trajneri katalanas iu përgjigj rëndë akuzave të Bartomeu, duke sulmuar drejtpërdrejt: “Nuk e di nëse i spiunoj ata, por te Barcelona më njohin mua. Nuk ka nevojë të më spiunojnë. Nëse atje janë të kënaqur me pezullimin tonë, unë do t'i thoja presidentit të Barcelonës se gabon rëndë. Këshilla ime për Barcelonën është: mos flit shumë me zë të lartë, sepse të gjithë janë të përfshirë në kësi situatash. Ne do të apelojmë dhe shpresojmë që të mund të luajmë në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat