Braithwaite: Ëndërr e bërë realitet, shpresoj të shënoj shumë gola

Futboll

Braithwaite: Ëndërr e bërë realitet, shpresoj të shënoj shumë gola

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 15:19
Martin Braithwaite

Transferimi më i ri i Barcelonës, Martin Braithwaite ka thënë se shpreson të shënojë shumë gola në fanellën e kampionit të Spanjës.

Barcelona sot (e enjte) transferoi Braithwaite nga Leganes pasi kishte dy sulmuesit, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele mund ta humbin sezonin për shkak të lëndimit.

Danezi ka thënë se ka shumë emocione dhe synon të shënojë shumë gola për Barcelonën.

“Jam shumë i emocionuar, është ëndërr e bërë realitet. Mendoj se çdo kush që luan futboll ka ëndërr të luaj për Barcelonën dhe jam i emocionuar të fitojë tituj”.

“Është klub me shumë presion. Jam këtu për të fituar çdo gjë, jam lojtar taktik, gjithashtu fizikisht, jam i shpejtë, i fortë  ndërsa atributi im kryesor është inteligjenca. Provoj të përmirësohem çdo ditë. Shpresoj të shënoj shumë gola”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat