Futbollisti serb vendos të luajë për Kosovën, por ja çfarë i ndodh

Futboll

Futbollisti serb vendos të luajë për Kosovën, por ja çfarë i ndodh

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 15:51
Futbollisti serb vendos të luajë për Kosovën, por ja çfarë i ndodh

Futbollisti i ri serb, 17-vjeçari Ilija Iviq, i cili së fundmi nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Flamurtarin dhe ka pranuar ftesën nga kombëtarja e Kosovës ka nisur të gjendet para një presioni të jashtëzakonshëm në Serbi.

“Iviq u bë futbollisti i parë me origjinë serbe që zgjedh të luajë për të ashtuquajtur Federatë e Futbollit të Kosovës.

Adoleshenti nga Graçanicës ka tre vjet që udhëton për në Prishtinë për seancat stërvitore te Flamurtari, ku ai është bashkangjitur ekipit të parë këtë dimër dhe pritet të bëjë debutimin e tij në Superligën e Kosovës, por edhe për ekipin e të rinjve të shtetit të rremë të Kosovës”, ka përfunduar shkrimin portali serb, serbijadanas.

Iviq fillimisht e kishte refuzuar ftesën e parë shkaku i angazhimeve me klubin e tij prishtinas, por drejtori i Flamurtarit, Arbnor Morina, citohet të ketë paralajmëruar angazhimin e tij në ekipin kombëtar të Kosovës qysh në grumbullimin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat