Barcelona një ëndërr e bërë realitet

Futboll

Barcelona një ëndërr e bërë realitet

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 19:01
Martin Braithwaite

Vetëm disa orë pas zyrtarizimit, Martin Braithwaite ka thënë edhe fjalët e para si një lojtar i Barcelonës duke shprehur të gjithë lumturinë e tij që është bërë pjesë e një prej skuadrave më të mëdha të Europës.

“Jam i emocionuar, sepse është një ëndërr e bërë realitet.

Të gjithë duan të luajnë për një klub të tillë. Objekti im është të fitoj tituj. Është një klub me presion dhe pritshmëri të larta. Çfarë lojtari jam? Shumë teknik, i shpejtë, i fortë, inteligjent.

Objektiv kryesor është të shënoj sa më shumë gola,” ishin fjalët e para të 28 vjeçarit danez që kaloi nga Leganes te Barcelona për 18 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat