Eriksen gjen golin e parë me fanellën e Interit, shënon nga distanca ndaj Ludogoretsit

Futboll

Eriksen gjen golin e parë me fanellën e Interit, shënon nga distanca ndaj Ludogoretsit

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 20:42
Christian Eriksen

Christian Eriksen ka shënuar tashmë golin e parë me fanellën e skuadrës së tij të re, Interit.

Mesfushori danez erdhi në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit nga Tottenham Hotspurs.

Transferimi i tij kushtoi 20 milionë euro dhe u prit me bujë të madhe nga tifozët e skuadrës italiane.

Pas disa ndeshjeve si rezervistë në Serie A, Eriksen u provua sot (e enjte) si titullar ndaj Ludogoretsit në Ligën Evropës.

Ky besim i dhënë nga Antonio Conte, iu shpagua trajnerit italian, pasi danezi gjeti golin.

Eriksen shënoi një gol të bukur nga një distancë prej 16 metrave në minutën e 71-të për t’i dhënë epërsinë Interit 1-0. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat