Marchisio dhe këshilla për Juven: Ai është zgjedhja më e mirë - Bota Sot
Marchisio dhe këshilla për Juven: Ai është zgjedhja më e mirë

Futboll

Marchisio dhe këshilla për Juven: Ai është zgjedhja më e mirë

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 08:18
Claudio Marchisio

Rendimenti me ulje-ngritje të Juventus kanë shtuar kritikat ndajk trajnerit të bardhezinjve, Maurizio Sarri.

Në mbrojtje të teknikut toskan ka dalë ish-mesfushori i Zonjës së Vjetër, Claudio Marchisio.

"Besoj se Sarri ka qenë zgjedhja e duhur për Juventus-in", ka thënë ish-futbollisti për DAZN. "Natyrisht duhet kohë: bardhezinjtë vijnë nga dy cikle të rëndësishme fitues si ato me Conte-n dhe Allegri-n".

"Maurizio ka një skuadër të rëndësishme në dispozicion dhe ka kaluar nga loja e bukur me Napoli-n te fitorja e një trofeu të rëndësishëm në Europë me Chelsea-n, pavarësisht vështirësive".

"Ajo eksperiencë me Blutë i ka shërbyer edhe në Torino".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat