Abidal: Mësova një gjë të rëndësishme nga zënka me Messin - Bota Sot
Abidal: Mësova një gjë të rëndësishme nga zënka me Messin

Futboll

Abidal: Mësova një gjë të rëndësishme nga zënka me Messin

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 10:06
Abidal

Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal, ka pranuar se ka gabuar kur problemet e brendshme të klubit ka transmetuar në publik.

Te Barcelona ditëve të fundit nuk ka pasur qetësi, me një luftë fjalësh të nisur nga Abidal, që bëri të reagojë edhe Lionel Messin.

Abidal gjatë një interviste për mediet në Spanjë pati thënë se disa lojtarë nuk treguan më të mirën nën drejtimin e Ernesto Valverde, gjë që çoi deri në shkarkimin e këti të fundit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Messit, që reagoi Abidalit duke i thënë se ky nuk është profesionalizëm, duke i kërkuar emrat e lojtarëve për akuzat e bëra.

“Nëse unë di diçka dhe nëse kam mësuar diçka është se çështjet e brendshme duhet rregulluar brenda shtëpisë dhe jo në media”, ka deklaruar Abidal gjatë prezantimit të sulmuesit të ri të Barcelonës, Martin Braithwaite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat