Duraku dhe Kurti të pikëlluar: Na la Kaço

Futboll

Duraku dhe Kurti të pikëlluar: Na la Kaço

Nga: K. G. Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 11:35
Kaçaniku, Kurti e Duraku

Sporti i Kosovës në zi.  Pas një sëmundje të rëndë ndërron jetë ish futbollisti i mirënjohur mitrovicas Gëzim Kaçaniku. Ish bashkëlojtarët e tij dhe shokët e ngushtë, shprehen të pikëlluar me vdekjen e Gëzimit.   Ynall Duraku dhe Xhevat Kurti janë të pikëlluar dhe nuk mund të pajtohen se humbën një shok të ngushtë.

“InshaAllah në xhehnet shoku jem e ishalla na ki bo hallall - Ngushëllime gjithë familjes. Do të na mungosh Kaço”, shkruan Duraku.

“Sot morëm lajmin e hidhur për shokun, mikun tonë Gëzim Kaço Kaçaniku se ka ndërruar jetë!

Ishe i buzëqeshur gjithmonë prej se te njoha, ishe i hareshëm, i urtë dhe shumë i shoqërueshëm, në çdo sferë të jetës, lajmin se ishe i sëmurë e morra vesh qysh para dy vite që mua më rëndoi shumë, por asnjëherë nuk u ankove, asnjëherë nuk të pash që nuk buzëqesh, ishe i njëjti, ishe dhe mbetesh një shokë shumë i mirë i jetës sime Kaço. Nuk ishe vetëm i Mitrovicës, ishe i gjithë Kosovës legjenda Kaça.

Ngushllime famijes Kaçaniku dhe mbarl futbolldashësve të futbollit sot do ta quaja një ditë zije për futbollin e Kosovës, iku një sportist i vërtet. Të kujtoj me mall, u prefsh në paqe ishalla në xhenet shoku jonë!”, shkruan Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat