Plani i Juventusit për të rikthyer Pogban në Torino

Futboll

Plani i Juventusit për të rikthyer Pogban në Torino

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 12:28
Pogba

Tashmë është një fakt se Juventus dëshiron rikthimin e Paul Pogbas në Torino.

Mesfushori francez ka disa muaj që po qëndron jashtë fushes shkaku i një lëndimi, dhe gjatë kësaj kohe e ardhja e tij është diskutuar jo pak.

Ish skuadra e tij, Juventus, po shfaqet më serioze në këtë drejtim, pa harruar edhe Real Madridin.

Sipas Tuttosport, Juventus po mendon që në ofertën për Paul Pogban, të përfshijë edhe mesfushorin Aaron Ramsey.

Ramsey verën e kaluar u transferua te Juventus nga Arsenal, si një transferim i lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat