Kryesfida mes Kukësit dhe Tiranës

Futboll

Kryesfida mes Kukësit dhe Tiranës

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 14:18
Kryesfida mes Kukësit dhe Tiranës

Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës do të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Kështu, deri dje në mbrëmje ishin shitur rreth 2500 bileta.

Një numër i lartë, duke e krahasuar me takimin e javës së shkuar në “Air Albania”, mes Tiranës dhe Skënderbeut që 24 orë para sfidës nuk i kalonte 1000 biletat.

Edhe pse luhet në kryeqytet, pritës në sfidën e sotme është Kukësi, skuadra që luan në shtëpinë e bardhebluve takimin me kryeqytetasit.

Si zakonisht çmimet e biletave në ndeshjet e “Air Albanias” nuk ndryshojnë, pasi variojnë nga 500 deri në 3000 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat