Pesë gola në Vushtrri, Drita triumfon dhe merr kreun përkohësisht

Futboll

Pesë gola në Vushtrri, Drita triumfon dhe merr kreun përkohësisht

Nga: K. G. Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 14:58
Pesë gola në Vushtrri, Drita triumfon dhe merr kreun përkohësisht

Drita nga Gjilani vazhdon me fitore në pjesën e dytë të kampionatit, pas triumfit me 2:0 ndaj Gjilanit, sot si mysafirë e mposhtën me rezultat 3:2 Vushtrrinë, në kuadër të javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshje me rivalitet e me pesë gola të shënuar, ndërsa Drita ia doli të importoi tri pikë në luftë për titullin e kampionit.

Në minutën e 18-të, Izair Emini ka arritur të zhbllokoi rezultatin, i cili me kokë tundi rrjetën e vendasve, 0:1.  Në minutën e 31-të, Drilon Fazliu barazon shifrat 1:1, ndërsa pas katër minutave (35’) Erjon Vucaj godet nga distanca dhe shënon duke iu falënderuar edhe gabimit të portierit vendas, 1:2.

 Pjesa shumë interesante, vendasit barazojnë në minutën e 61-të, kur shënon Ilir Azemi. Sulmuesi më i mirë në vendin tonë, Kastriot Rexha ia siguroi fitoren Dritës me rezultat 3:2, e cila kryeson përkohësisht tabelën me 37 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në pozitën e dytë dhe Vushtrria është në vend të 11-të me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat