Trajneri i Vushtrrisë: Gjyqtarët e FIFA-s na vodhën djersën

Futboll

Trajneri i Vushtrrisë: Gjyqtarët e FIFA-s na vodhën djersën

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 15:22
Trajneri i Vushtrrisë: Gjyqtarët e FIFA-s na vodhën djersën

Drita e ka fituar trilerin ndaj Vushtrrisë në stadiumin “Ferki Aliu” me rezultatin 3:2.

Golat për Dritën i realizuan Izair Emini (18’), Vucaj (35’) dhe Kastriot Rexha (72’).Për Vushtrrinë shënuan Fazliu (31’) dhe Istrefi (61’).

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica, i cili po e konteston fitoren e Dritës.

“Paraqitja e ndeshjes së sotme për dallim nga dy ndeshjet e kaluara ishte si nata me ditën. Sot, futbollistët tanë i dhanë leksion futbolli skuadrës së Dritës. Edhe pse jemi në fund të tabelës gjyqtarët duhet të na gjykojnë drejt, sidomos kur kemi të bëjmë me gjyqtarë të FIFA-s. Ne nuk e meritojmë këtë, gjyqtarët duhet të jenë korrekt, nuk ka rëndësi se a janë futbollistë të Dritës, apo cilës skuadrës. Djersa jonë sot u hodh poshtë nga gjyqtarët e ndeshjes”, deklaroi Llapshtica për “Super Sport Kosova”.

Vushtrria mbetet në pozitën e 11-të me 15 pikë të tubuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat