Serbisë po i djegë keq, që serbi i parë do të luajë për kombëtaren e Kosovës!

Futboll

Serbisë po i djegë keq, që serbi i parë do të luajë për kombëtaren e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 15:48
Ilija Iviq

Mediat në Serbi duket se janë të trullosura dhe nuk iu besojnë as syve e as veshëve, se një serb ka vendosur të luajë për kombëtaren e Kosovës dhe që po e njeh shtetin më të ri në botë.

Si gjithmonë, siç dinë serbët të bëjnë zhurmë apo të shkarravisin me shkrimet e tyre, iu djegë fortë që 17-vjeçari nga Graçanica, Ilija Iviq, ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Kosovës, aq me tepër edhe për klubin kuqezi Flamurtarin e Prishtinës.

“Kurir”, një medium serb, që shquhet me propaganda të sojit të tyre, iu djegë që shqiptarët e kanë mirëpritur serbin në kombëtare.

“Ilija Iviq (17) ka nënshkruar një kontratë profesionale me Flamurtarin në Ipko Superligë,  bëhet i pari serb që përfaqëson skuadrën e Kosovës (U-19)”, ka shkruar ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat