“Mbappe? Ky lojtar ka më shumë teknikë dhe do të bëhet më i mirë!”

Futboll

“Mbappe? Ky lojtar ka më shumë teknikë dhe do të bëhet më i mirë!”

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:04
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe shihet si një ndër lojtarët me të ardhmen më të madhe në futboll. Sulmuesi i PSG, pavarësisht se është vetëm 21 vjeç, luan prej 4 sezonesh në nivele të larta, teksa numëron edhe 3 kampionate të fituar, një kupë France, një kupë lige dhe qershia mbi tortë, Botërorin e vitit 2018.

Në Francë shpresojnë se Mbappe do të bëhet shumë shpejt futbollisti më i mirë në Botë, por kjo me sa duket nuk vlen për të gjithë. Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas mendon se Rayan Cherki do të bëhet më i mirë se Mbappe.

16-vjeçari i Lyon është vërtet një talent i madh në ekipin e tij dhe këtë vit ka debutuar në kampionat, kupë, por edhe në Champions League. Numri një i klubit flet me superlativa për Cherkin, teksa shprehet: “Cherki brenda pak vitesh do të bëhet më i mirë se Mbappe! Ka më shumë teknikë dhe do të jetë më i mirë se ai”, shprehet Jean-Michel Aulas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat