Allegri: Barça e Guardiolës ishte unike dhe nuk mund të përsëritet

Futboll

Allegri: Barça e Guardiolës ishte unike dhe nuk mund të përsëritet

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 17:09
Massimiliano Allegri

Duke pritur të rikthehet në pankinë, Massimiliano Allegri, i intervistuar nga “L’Equipe”, shpjegoi edhe një herë idenë e tij për futbollin, e cila është shumë larg nga ai që është aktualisht në modë.

Në fakt, ish-trajneri i Juventusit mbetet i bindur se lojtarët individual i vendosin ndeshjet, jo sistemet e lojës: “Ne duhet të përpiqemi t’i bëjmë trajnerët e ardhshëm të kuptojnë se nuk luajnë ata në fushë, gjë që është e rëndësishme, por jo vendimtare. Krijimi i frymës së ekipit, si në çdo organizatë, është e rëndësishme, por janë futbollistët që e tojnë lojën. Unë kurrë nuk kam parë një trajner të shënojë gola. Ju duhet t’i jepni kohezion ekipit, por nuk mund të imagjinoni ta toni ndeshjen me një plan taktik”.

Kuptohet, ka një përjashtim nga kjo qasje, edhe për Allegri. Ajo është Barcelona e Guardiolës. Një model që, sipas tij, askush nuk do të jetë në gjendje ta imitojë: “Kur Pep drejtonte Barcelonën, loja e tij ishte të reagonte ndaj humbjes së topit, ta rimerrte atë menjëherë, ta kontrollonte, sepse kishte Xavi, Messi dhe Iniesta. Dhe kur vendoseshin në kontakt me topin, ata dinin edhe të shënonin. Manchester City luan një futboll shumë të ndryshëm, sepse Pep është inteligjent dhe i sheh karakteristikat e lojtarëve të tij. Barça e tij ishte unike dhe nuk mund të përsëritet, nuk është pjesë e futbollit normal. Ai kishte lojtarë të jashtëzakonshëm dhe askush nuk do ta luajë përsëri atë futboll. Ne u përpoqëm të kopjonim diçka që nuk ekzistonte! Ekziston vetëm një Messi, që mund të driblojë tetë kundërshtarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat