Salah ka një mesazh për Atletico Madrid - Bota Sot
Salah ka një mesazh për Atletico Madrid

Futboll

Salah ka një mesazh për Atletico Madrid

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 17:27
Mohamed Salah

Futbollistët e Liverpoolit nuk e kanë kapërdirë dot festën e madhe të Atletico Madridit pas përfundimit të ndeshjes së luajtur në Spanjë, ku ekipi i Diego Simeones mposhti 1-0 kampionët në fuqi të Evropës.

Trajneri Jurgen Klopp u shpreh pas ndeshjes se kundërshtarët po festonin shumë në dhomat e zhveshjes, duke harruar se duhet të luajnë edhe 90 minuta në Angli.

Ndërkohë, Mohamed Salah ka reaguar në Twitter me një postim shumë të shkurtër, ku lexohet: “Anfield ju pret”.

Ndeshja e kthimit e 1/8 të Champions League mes Liverpool dhe Atletico Madrid do të luhet në 11 mars.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat