Klopp sqaron situatën e Shaqirit

Futboll

Klopp sqaron situatën e Shaqirit

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 17:37
Xherdan Shaqiri

Liverpool duhet të vazhdojë të jetë i durueshëm me Xherdan Shaqirin, i cili nuk është ende në dispozicion për t’u stërvitur me shokët e skuadrës.

Shaqiri nuk është paraqitur për ‘The Reds’ që nga 11 janari për shkak të një lëndimi, dhe aktualisht nuk ka ndonjë afat për rikthimin e tij.

“Ende nuk është afër rikthimit në stërvitje”, u përgjigj Klopp, kur u pyet për Shaqirin.

“Asnjherë nuk e kemi bërë, por kësaj here me siguri që nuk mund të bëjmë presion në të, sepse është pa dyshim e vështirë. Pra, ne vetëm presim. Ai nuk është afër rikthimit në stërvitje”, ka shtuar tekniku gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat